Joshua me mesazh frymëzues dhe emocional në rrjetet sociale - Gazeta Express
string(59) "joshua-me-mesazh-frymezues-dhe-emocional-ne-rrjetet-sociale"

Joshua me mesazh frymëzues dhe emocional në rrjetet sociale

Gazeta Express

08/12/2019 13:35

Anthony Joshua shpreson se njerëzit e tjetër do të frymëzohen nga suksesi i tij dhe të mos dorëzohen kurrë, pas fitores në rimeçin për kampion bote kundër Andy Ruiz Jr të shtunën në Arabinë Saudite.

Joshua e mposhti bindshëm me poenta pas 12 rundeve Ruizin, plot gjashtë muaj pasi ky i fundit e tronditi botën e boksit duke e mundur britanikun me nokaut në Nju Jork, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjyqtarët votuan unanimisht për 30-vjeçarin, i cili tani është dy herë kampion bote në kategorinë e rëndë.

Joshua i humbi tre titujt e botës, IBF, WBA dhe WBO në qershor, por nuk u dorëzua dhe u rikthye për t’i rifituar ata gjashtë muaj më vonë.

Një ditë pas triumfit të madh, boksieri britanik shkroi në Facebook një mesazh frymëzues.

“Shpresoj se dikush do ta shohë faqen time dhe do të vendosë të mos dorëzohet. Zemrat e pastra fitojnë”, shkroi Joshua. /Gazeta Express/