Joshua i thotë Fury-t: Nëse dëshiron të jesh numër 1, eja rrihu me mua - Gazeta Express
string(68) "joshua-i-thote-fury-t-nese-deshiron-te-jesh-numer-1-eja-rrihu-me-mua"

Gazeta Express

16/04/2020 14:20

Joshua i thotë Fury-t: Nëse dëshiron të jesh numër 1, eja rrihu me mua

Gazeta Express

16/04/2020 14:20

Anthony Joshua ia ka bërë të qartë Tyson Fury-t se, nëse ai dëshiron të jetë boksieri numër një në botë, atëherë duhet të futet në ring për të luftuar kundër tij.

Britania e Madhe i mban të gjithë titujt e botës në kategorinë e rëndë, pasi Fury e shpall kampion i ri i botës në WBC kur e rrahu me nokaut Deontay Wilderin në shkurt, ndërkohë që Joshua i mban titujt e tjerë në WBA, IBF dhe WBO, pas triumfit me pikë ndaj Andy Ruiz Jr në dhjetor, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Duke folur për Sky Sports, Joshua tha se Fury nuk mund të pretendojë se është boksieri numër një në botë pa u rrahur me të.

“Po, eja dhe lufto kundër meje”, i bëri thirrje Joshua bashkatdhetarit të vet Fury.

“Çfarë do të dëshmojë lufta mes meje dhe tij? Do të dëshmojë se do të jetë vetëm një figurë dominuese në divizionin e peshave të rënda i cili do t’i zotërojë të gjithë brezat dhe do të bëhet kampion i padiskutueshëm”, shtoi Joshua.

“Nëse vërtet dëshiron të thuash se je numër një, atëherë eja dhe rrihu me mua. Ta bëjmë këtë. Ka kuptim sepse unë i zotëroj brezat tjerë”, theksoi ai. /Gazeta Express/