Joshua e pranon se s’e ka të lehtë me vajzat: Do të ishte e këndshme ta kem dikë - Gazeta Express
string(78) "joshua-e-pranon-se-se-ka-te-lehte-me-vajzat-do-te-ishte-e-kendshme-ta-kem-dike"

Gazeta Express

30/05/2020 22:43

Joshua e pranon se s’e ka të lehtë me vajzat: Do të ishte e këndshme ta kem dikë

Gazeta Express

30/05/2020 22:43

Ai është kampioni i peshave të rënda në boks, mirëpo britaniku Anthony Joshua e ka pranuar se po e ka të vështirë të gjejë një të dashur, si dhe ta balancojë jetën romantike me karrierën e tij si boksier.

Përkundër pëlqimeve dhe vëmendjes së madhe që ai e merr në rrjete sociale, 30-vjeçari Anthony Joshua e ka pranuar se nuk e ka aspak të lehtë kur vjen puna te lidhjet e dashurisë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai e pranon se është aq i përqendruar në karrierën e tij si boksier, saqë i është bërë e vështirë të gjejë partnere.

“Mendoj se ti mund të dalësh në takime dhe të jesh një sportist i suksesshëm, por është e vështirë t’i balancosh këto të dyja dhe unë nuk do të doja të bëja kompromis – diçka që s’kam arritur ta bëj”, ka thënë Joshua.

“Babai im nuk më ka dhënë kurrë shumë këshilla. Por, kur vjen puna te lidhjet, ajo që e kam mësuar dhe që do t’ia tregoj djalit tim, është që do të ishte e këndshme ta gjesh një vajzë në shkollë të mesme dhe pastaj të rriteni bashkë pasi që kur je më i vjetër, je mësuar t’i bësh gjërat ashtu siç do vetë”.

“Për mua, të jesh në lidhje tani do të thotë që do të duhej të bëj kompromise dhe ta ndryshoj jetesën dhe nuk e di se a do të ishte e lehtë kjo për mua. Kështu që unë dal në takime, por nuk shkoj deri në atë pikë që të jem në lidhje”.

“Unë kam të dashur dhe nuk kam pasur të dashur që një kohë. Por, me kalimin e viteve, do të ishte e këndshme ta kisha dikë, dikë me të cilën mund të rritem gjithashtu. Por, sinqerisht, s’e kam gjetur ende askënd”. /Gazeta Express/