Edward P. Joseph, profesor i “Johns Hopkins University” në Uashington ka komentuar bisedën telefonike që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e pati me ndihmës sekretarin amerikan O’Brien.
Ai ka thënë se Osmani dhe O’Brien dërguan sinjale të forta për pajtushmëri Kosovë-SHBA në çështje kyçe.
Rrjedhmisht, ai thotë se është koha që Osmani të ftohet për vizitë në Shtëpinë e Bardhë.
“Pas bisedës telefonike, O’Brien dhe Osmani dërgojnë sinjale të forta për pajtueshmëri SHBA-Kosovë në çështje kyçe. Në një moment kyç të marrëdhënies, është koha që presidentes Osmani t’i ofrohet një vizitë në Zyrën Ovale”, ka shkruar ai në platformën “X”, të hënën. /Gazeta Express