Joseph: Evropa duhet të përballet seriozisht me çështjet në Ballkan, për këtë nevojiten kapacitetet e SHBA-së dhe NATO-s - Gazeta Express
string(118) "joseph-evropa-duhet-te-perballet-seriozisht-me-ceshtjet-ne-ballkan-per-kete-nevojiten-kapacitetet-e-shba-se-dhe-nato-s"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 12:21

Joseph: Evropa duhet të përballet seriozisht me çështjet në Ballkan, për këtë nevojiten kapacitetet e SHBA-së dhe NATO-s

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 12:21

Evropa më në fund duhet të përballet seriozisht me çështjet në Ballkan, gjë që deri tani nuk e ka bërë, ka deklaruar Edward Joseph, ligjërues dhe bashkëpunëtor i lartë në Universitetin “Johns Hopkins”, gjatë një paneli në Forumin “To Be Secure” (2BS), të mbajtur në Mal të Zi.

Duke folur në panelin me temë “Paradoksi i fuqisë: Aleatët, autonomia dhe drejtimi i ri i Amerikës”, Joseph theksoi se kjo nuk është vetëm pritshmëri e administratës aktuale amerikane, por një pritshmëri e vazhdueshme që nga vitet ’90, nga të gjitha administratat e SHBA-së.

“Evropa nuk është në gjendje të përballet me kërcënimin më të madh të sigurisë – luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës. Për këtë nevojiten kapacitetet e SHBA-së dhe NATO-s, veçanërisht ato amerikane. Por Evropa mund dhe duhet të merret me Ballkanin, gjë që deri më tani nuk e ka bërë”, u shpreh Joseph.

Ai theksoi se pa përballje me realitetin dhe pa marrje përgjegjësish konkrete, Bashkimi Evropian nuk do të mund ta realizojë as ëndrrën e vet për autonomi strategjike.

“Është e qartë se Evropa ka humbur shumë mundësi, duke u lëkundur për zgjerimin dhe për çështje politike që janë krejtësisht të zgjidhshme. Nuk flasim për Rusinë, armë bërthamore apo superfuqi energjetike. Asnjë vend i Ballkanit nuk ka armë bërthamore, as nuk është superfuqi energjetike. Këto janë probleme që mund të zgjidhen. Evropa duhet të angazhohet”, shtoi Joseph.