Legjenda e futbollit dhe trajneri portugez, Jose Mourinho, është prekur thellësisht nga vdekja tragjike e Diogo Jotës, duke ndarë një mesazh tejet emocional që ka prekur zemrat e të gjithë botës së futbollit.
Në deklaratën e tij, Mourinho theksoi dimensionin njerëzor të humbjes, duke vendosur fokusin te dhimbja e familjes së Jotës:
“Tre fëmijë mbetën pa baba, një grua e re mbeti pa burrin e saj, prindërit humbën të dy djemtë e tyre… është tepër e rëndë. Është e vështirë për ta besuar. Ndoshta një ditë do ta besojmë, por jo tani.”
Më tej, ai përshkroi Jotën si një njeri me vlera të rralla, larg protagonizmit të shfrenuar të brezit të sotëm.
“Kur njerëzit largohen nga kjo botë, normalisht të gjithë themi ‘ishte një njeri shumë i mirë’. Diogo ishte me të vërtetë një djalë i mirë. Ai nuk ishte nga kjo gjeneratë. Ai nuk po e ndiqte protagonizmin, u bë protagonist natyrshëm, për shkak të talentit të tij.”
Mourinho tregoi edhe një lidhje personale me futbollistin e ndjerë, duke zbuluar se kishin agjentin e njëjtë, Jorge Mendes, dhe se kishte ndjekur nga afër rrugëtimin e Jotës.
“Unë dhe Diogo kishim të njëjtin agjent, Jorge Mendes, kështu që di shumë për të. Edhe njerëzit në Liverpool e dinë se ajo që po them është e vërtetë. Ai nuk kishte arritje të lehta, i është dashur të luftojë për të arritur aty ku arriti.”
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...