Pas daljes nga shtëpia, Jori u shpreh se rrugëtimi i saj përfundoi kaq shpejt, pasi nuk u ambientua menjëherë me banorët.
Ajo dha një emër për finalistin e tretë, që sipas saj duhet të jetë Dea. Sa i përket fituesit, Jori tha se do të donte që ta fitonte Luizi këtë Big Brother.
Jori u shpreh se ka qenë vetvetja aty brenda dhe se pak më vonë kuptoi aleancat e banorëve, që sipas saj ka anët negative dhe pozitive të saj.
Pas misionit të fshehtë nga Vëllai i Madh, Kristi nuk e mori vesh që parfumet e tij i kishte fshehur Jori. Kjo e fundit i tha Kristit se ishte ajo që ia fshehu parfumet Kristit.