Jorginho e merr vendimin final për të ardhmen - Gazeta Express
string(45) "jorginho-e-merr-vendimin-final-per-te-ardhmen"

Futboll

Gazeta Express

06/07/2022 10:59

Jorginho e merr vendimin final për të ardhmen

Futboll

Gazeta Express

06/07/2022 10:59

Jorginho po mendonte të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere.

Por, ndryshimet në pronësi të “Blues” kanë bërë që mesfushori italian ta ndërrojë mendjen.

Lexo Edhe:

Sipas mediave britanike, futbollisti me prejardhje braziliane tash po mendon të qëndrojë në “Stamford Bridge” dhe është i hapur për ta vazhduar kontratën me Të Kaltrit, shkruan “Gazeta Expres”.

Ylli i Kombëtares italiane në Euro 2020 e pati një sezon dëshpërues me Chelsean dhe shihej larg Anglisë për edicionin 2022/23.

Mediat italiane shkruanin se ai mund të rikthehej në Serie A, ku e ka ëndërr të luajë prapë.

Mirëpo, tash mediat britanike raportojnë se 30 vjeçari i ka hequr krejt dyshimet rreth së ardhme dhe se menaxheri i tij do të bisedojë me drejtuesit e Chelseat për vazhdimin e kontratës.

Jorginho është i vendosur t’i tregojë vlerat e tij në “Stamford Bridge”, ku po luan me sukses tash e sa vite. /Gazeta Express/