Jorg Schmadtke është emëruar si drejtori i ri sportiv i Liverpoolit.
Schmadtke i bashkohet klubit anglez pas një periudhe prej më shumë se katër vitesh në të njëjtin rol te Wolfsburgu, nga ku u largua në janar, shkruan Gazeta Express.
Gjermani do të marrë detyrën nga Julian Ward, i cili u largua nga “Anfield”.
59-vjeçari vendosi të pensionohet në fillim të këtij viti, por oferta e Liverpoolit e ka tërhequr për t’u rikthyer.
Ish-portieri do të fillojë detyrën e tij të re më 1 qershor te “Të Kuqtë”.
We can confirm Jorg Schmadtke has been appointed as the club's new sporting director.
— Liverpool FC (@LFC) May 30, 2023
/Gazeta Express/
Pas një investimi milionësh të bërë nga UBT, nga sot Kosova është bërë zyrtarisht me qendrën e parë ekselente...