Jordani zemërthyer pas triumfit, si kishte shpërthyer në lot pas vrasjes së babait - Gazeta Express
string(81) "jordani-zemerthyer-pas-triumfit-si-kishte-shperthyer-ne-lot-pas-vrasjes-se-babait"

Gazeta Express

12/05/2020 8:54

Jordani zemërthyer pas triumfit, si kishte shpërthyer në lot pas vrasjes së babait

Gazeta Express

12/05/2020 8:54

Episodet shtatë dhe tetë të dokumentarit “The Last Dance” i shfaqën dy anë plotësisht të ndryshme të legjendës së Chicago Bulls dhe NBA, Michael Jordanit. Ajo që u ka mbetur në mendje tifozëve të tij është momenti kur Jordani shpërthen në lot, pasi e kujton babanë që ia kishin vrarë.

Në episodet e fundit të dokumentarit të ESPN për sezonin 1997/98  të Chicago Bulls u dokumentua edhe më tutje mënyra se si Michael Jordani i kishte trajtuar bashkëlojtarët e tij, duke kërkuar gjithmonë maksimumin nga ta, shpeshherë përmes ofendimeve dhe grushteve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, në episodin e tetë u shfaq edhe një anë tjetër e Jordanit, që e portretizonte atë si një burrë të emocionuar dhe tejet të mërzitur nga humbja e babait të tij.

Vetëm pak momente pasi regjisori Jason Hehir ia shfaqi Jordanit një klip të Gary Payton që po lavdërohej për mënyrën se si ai e kishte mbrojtur Jordanin, ky i fundit tha se s’kishte asgjë kundër Paytonit, por se në ato ndeshje kishte pasur diçka tjetër në mendje.

Pas kësaj, dokumentari kaloi te fitorja e Chicago Bulls në finalen kundër Seattle Supersonics në vitin 1996, në Ditën e Babait. Në intervistën pas ndeshjes, Jordani i emocionuar tha: “Kjo është për ty, babi”. Kjo video ka qenë e dokumentuar disa herë, pasi Jordanit ia vranë babanë në vitin 1993.

Por, momenti që u shfaq menjëherë pas ndeshjes e pati një ndikim të madh te shikuesit dhe tifozët e basketbollit. Përderisa kënga Teardrop e Jose Gonzalez filloi të zbehej, Jordani u pa i shtritë në zhveshtore, teksa qante me zë dhe e mbante topin e ndeshjes.

Jordani kishte pasur lidhje tepër të mirë më babanë e tij, të cilit në dokumentar i referohet edhe si shok. James Jordan ishte zhdukur për tre javë, para se trupi i tij të gjendej në një lum. Ai ishte vrarë me plumb në gjoks, pasi që ishte ndalur me veturë në një vend për të pushuar pak, para se të zgjohej nga dy djem, të cilët pastaj e vranë.

Dokumentari i ESPN tregoi edhe si Jordani ishte pensionuar nga basketbolli pas kësaj ngjarjeje dhe e kishte nisur një karrierë jetë-shkurtët në bejsboll, sportin të cilin e kishte dashur babai i tij shumë.

Kur vendosi t’i kthehej karrierës së tij në basketboll, Jordani kishte qenë mjaft i emocionuar edhe kur e kishte luajtur ndeshjen e tij të parë sërish, për herë të parë pa përkrahjen e babait të tij. /Gazeta Express/