Jonida Vokshi shkëlqen pak para fillimit të sezonit të ri të “Big Brother VIP Kosova” - Gazeta Express
string(83) "jonida-vokshi-shkelqen-pak-para-fillimit-te-sezonit-te-ri-te-big-brother-vip-kosova"

Yjet

Gazeta Express

07/11/2025 19:32

Jonida Vokshi shkëlqen pak para fillimit të sezonit të ri të “Big Brother VIP Kosova”

Yjet

Gazeta Express

07/11/2025 19:32

Aktorja dhe moderatorja e dashur për publikun, Jonida Vokshi, duket në formë të shkëlqyer përpara nisjes së sezonit të ri të spektaklit të shumëpritur “Big Brother VIP Kosova”.

Në paraqitjen e saj të fundit, Jonida vjen me një stil krejt natyral – flokë të lëshuara, grim të lehtë dhe një pamje plot elegancë. Kjo tregon se ajo është më e gatshme se kurrë për t’u rikthyer në skenë dhe për të udhëhequr emocionet e natës së parë.

Ashtu si edhe sezonin e kaluar, Jonida do të moderojë programin krah Alaudin Hamitit, një duo që është komentuar shpesh për kiminë, profesionalizmin dhe spontanitetin në skenë.

Sezoni i ri i BBVK po vjen me shumë surpriza, ndërsa publiku tashmë mezi pret të zbulojë banorët VIP që do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në vend.

Ndërkohë, Jonida pritet të mbajë drejtimin e spektaklit me stilin e saj të veçantë, duke sjellë klas, qetësi dhe energji pozitive. /GazetaExpress/