Jonida Vokshi shfaqet me plot sharm nga plazhi – “karikohet” për Big Brother VIP Kosova 4 - Gazeta Express
string(85) "jonida-vokshi-shfaqet-me-plot-sharm-nga-plazhi-karikohet-per-big-brother-vip-kosova-4"

Yjet

Gazeta Express

02/09/2025 23:09

Jonida Vokshi shfaqet me plot sharm nga plazhi – “karikohet” për Big Brother VIP Kosova 4

Yjet

Gazeta Express

02/09/2025 23:09

Moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi po shijon ditët e fundit të verës pranë detit, duke ndarë me ndjekësit e saj disa foto plot sharm e elegancë.

Pamjet kanë marrë komente të shumta pozitive, pasi Jonida shfaqet në formë të shkëlqyer dhe me një energji që duket se po e përgatit për sezonin e ri televiziv.

Edhe pse edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova i kanë mbetur vetëm pak muaj për të nisur, ende nuk është zyrtarizuar se kush do të jenë moderatorët këtë vit. Megjithatë, Jonida duket se po i “mbush bateritë” përpara një rikthimi të mundshëm në skenën më të komentuar të reality show-ve shqiptare.

Kujtojmë se Jonida Vokshi ka qenë pjesë e tri edicioneve të para të Big Brother VIP Kosova, ku bashkë me Alaudin Hamitin kanë udhëhequr spektaklin që ka mbajtur për muaj të tërë vëmendjen e publikut.

Ndërkohë, producentët e Klan Kosovës ende nuk kanë zbuluar se kush do të jenë moderatorët këtë sezon, duke lënë hapësirë për spekulime dhe kureshtje te publiku. Fansat mbeten në pritje nëse do të rikthehet dyshja e njohur Jonida–Alaudin, apo do të ketë surpriza të tjera. /GazetaExpress/