Këngëtarja Jonida Maliqi është surprizuar nga takimi që ka zhvilluar me nënën e saj, zonjën Arta.
Mes lotësh, nënë e bijë dhuruan shumë emocion dhe nota humori.
Zonja Arta erdhi në Ferma Vip me një “kritikë” për vajzën, të mos dhurojë shumë rroba. Kjo ishte e gjitha në sensin e humorit.
Po ashtu, zonja Arta kërkoi nga Jonida që të jetë më tolerante dhe të mos krijojnë konflikte me asnjë.
“Ju jeni artistë të gjithë, mos debatoni me asnjë”, i ka thënë mami Jonidës.