Jones, i vendosur për t’u larguar nga Man Utd - Gazeta Express
string(43) "jones-i-vendosur-per-tu-larguar-nga-man-utd"

Gazeta Express

20/10/2020 18:00

Jones, i vendosur për t’u larguar nga Man Utd

Gazeta Express

20/10/2020 18:00

Qendërmbrojtësi anglez mund ta ndërrojë mjedisin në afatin kalimtar të janarit. Ai preferon ta vazhdojë megjithatë karrierën në Premierligë

Phil Jones është i vendosur për t’u larguar nga Manchester United gjatë janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

“Djajtë e Kuq” do të ishin të gatshëm ta shesin qendërmbrojtësin për 20 milionë euro.

Përfaqësuesi anglez ka kontratë me klubin nga “Old Traffordi” deri në vitin 2023.

Fulhami lidhej me një interesim të mundshëm për Jones në verën që shkoi, por lojtari duhet ta pranojë zvogëlimin e rrogës nëse dëshiron t’i bashkohet një klubi më të vogël.

Aktualisht, Jones paguhet 100 mijë funte në javë.

Ai mund të ndërrojë mjedis në afatin kalimtar të janarit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement