Joliet i bien flokët artificiale – fansat: Dikush do të pushohet nga puna - Gazeta Express
string(70) "joliet-i-bien-floket-artificiale-fansat-dikush-do-te-pushohet-nga-puna"

TV/Film

Gazeta Express

26/10/2021 20:54

Joliet i bien flokët artificiale – fansat: Dikush do të pushohet nga puna

TV/Film

Gazeta Express

26/10/2021 20:54

“Dikush do të përjashtohet nga puna”!

Kështu e kanë komentuar fansat online momentin kur yllit të filmit, Angelina Jolie i kanë rënë shtesat e flokëve artificiale gjatë kalimit të saj në tepihun e kuq në premierën e filmit “Eternals” në Romë.

Lexo Edhe:

Nuk ka asgjë më komplekse se sa të kesh një ekip profesionistësh flokësh dhe makeup-i me vete.

Fansat kanë vërshuar rrjetin pasi që Angelina Joliet i ranë një pjesë e shtesave të flokëve gjatë parakalimit të saj në tepihun e kuq për premierën e filmit “Eternals” në Romë.

Ky film e ka hapur edhe edicionin e 16-të të Festivalit të Filmit në Romë.

Fituesja e Oskarit, aktorja 46 vjeçare ka pasur të veshur një fustan të mahnitshëm të Versace ngjyrë argjendi, por shfaqja saj është prishur nga ky rast. /GazetaExpress/