Jolie takon Psakin: U ndjeva sikur po ecja në një konferencë për shtyp - Gazeta Express
string(69) "jolie-takon-psakin-u-ndjeva-sikur-po-ecja-ne-nje-konference-per-shtyp"

Jolie takon Psakin: U ndjeva sikur po ecja në një konferencë për shtyp

Yjet

Gazeta Express

15/09/2021 19:54

“U ndjeva sikur po ecja në një konferencë për shtyp”.

Kështu ka thënë Angelina Jolie derisa ka postuar fotografi me Jen Psakin gjatë një takimi që ka pasur me sekretaren e mediave në SHBA, për të diskutuar mbi Ligjin kundër Dhunës në Gratë.

Lexo Edhe:

Angelina Jolie ka bërë një vizitë befasuese në dhomën e konferencave në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

Ajo ka qëndruar në folësen e Sekretares për media, Jen Psaki derisa ka folur për gazetarët.

Një ditë më herët, fituesja e Oscarit e kishte vizituar Capitolin.

Atje ajo kishte postuar fotografi me oficerin Harry Dunn, për të cilin ishte thënë se kishte bërë thirrje racore dhe ishte sulmuar gjatë trazirave të 6 janarit.

Jolie, por ashtu i ka sugjeruar senatorëve që ta riautorizojnë Ligjin për Dhunën kundër Gruas, i cili ishte nënshkruar më 1994 por ishte larguar nga përdorimi më 2019.

“Jam mirënjohëse për këto takime në kohën e duhur me senatorët, sidomos kur jemi të fokusuar në dispozitat për shëndetin e fëmijëve”, tha po tjerash Jolie. /GazetaExpress/