Jolie me sa duket ka filluar një lidhje të re - Gazeta Express
string(45) "jolie-me-sa-duket-ka-filluar-nje-lidhje-te-re"

Yjet

Gazeta Express

03/10/2024 18:39

Jolie me sa duket ka filluar një lidhje të re

Yjet

Gazeta Express

03/10/2024 18:39

Angelina Jolie, së fundmi është parë në disa evente me të dashurin e saj të përfolur, 40 vjeç. Ajo mesa duket e ka konfirmuar se ka gjetur një dashuri të re.

Duket se ajo është gati t’i japë dashurisë një tjetër shans me reperin Akala, i cili është më i ri se ajo. Aktorja mesa duket e ka konfirmuar lidhjen e saj me të përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Daily Mail, Akala u pa duke marrë pjesë në një festë që aktorja organizoi për kompaninë e saj Atelier Jolie gjatë fundjavës në New York City.

Faqja zyrtare në Instagram e kompanisë së Jolie ka postuar një galeri fotografish dhe në një prej imazheve shfaqet reperi 40-vjeçar.