Jolie do ta luajë rolin e Maria Callas si këngëtare opere - Gazeta Express
string(57) "jolie-do-ta-luaje-rolin-e-maria-callas-si-kengetare-opere"

Jolie do ta luajë rolin e Maria Callas si këngëtare opere

TV/Film

Gazeta Express

21/10/2022 22:38

Angelina Jolie do ta luajë rolin e këngëtares ikonike të operës, Maria Callas, e cila njihet edhe për rënien në dashuri me manjatin grek të anijeve, Aristotle Onassis. “Do t’i jap të gjitha që ta tejkalojë këtë sfidë”, ka thënë Jolie.

Angelina Joliet i është dhënë roli i karrierës për filmin më të ri që pritet të quhet Maria.

Lexo Edhe:

Të premten është lajmëruar se fituesja e çmimit Oscar do ta luajë rolin e këngëtares ikonike të operës, Maria Callas.

Artistja ishte e njohur për gamën e saj të jashtëzakonshme në skenë por edhe për jetën e saj me plot turbulenca të dashurisë, që përfshijnë një romancë me manjatin e anijeve, grekun Aristotle Onassis, i cili më vonë ishte martuar me Jackie Kennedy.

“Unë e marrë shumë seriozisht dhe me përgjegjësi që të luajë jetën dhe trashëgiminë e Marias”, ka thënë Jolie në një deklaratë zyrtare. “Do të japë gjithçka që ta përmbush këtë sfidë”. /GazetaExpress/