Johnson: Kufizime lokale, nëse nuk ndiqet distancimi shoqëror - Gazeta Express
string(59) "johnson-kufizime-lokale-nese-nuk-ndiqet-distancimi-shoqeror"

Johnson: Kufizime lokale, nëse nuk ndiqet distancimi shoqëror

Gazeta Express

03/07/2020 23:18

Kryeministri britanik, Boris Johnson, paralajmëroi sot se qeveria mund të vendosë kufizime lokale, nëse njerëzit dështojnë të ndjekin rregullat e distancimit shoqëror, ndërsa lokalet, kafenetë dhe restorantet priten të rihapen në fundjavë.

Johnson i ka inkurajuar banorët që të shpenzojnë në dyqane, lokale dhe restorante për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë, pas ndikimit të rëndë të pandemisë.

Lexo Edhe:

“Ne duam që jeta të kthehet në normalitet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha ai para gazetarëve.

“Kushdo që nuk respekton distancimin shoqëror dhe rregullat e sigurisë kundër COVID-19, jo vetëm që na vë në rrezik të gjithëve, por dëmton edhe ato biznese dhe punëtorë që kanë bërë kaq shumë për t’u përgatitur për këtë normalitet të ri”, shtoi Johnson.

Kryeministri theksoi, gjithashtu, se dëshironte që britanikët ta shijonin verën në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.