Johnny Depp vazhdon akuzat ndaj Amber Heard - Gazeta Express
string(43) "johnny-depp-vazhdon-akuzat-ndaj-amber-heard"

Johnny Depp vazhdon akuzat ndaj Amber Heard

Rozë

Gazeta Express

12/01/2021 13:40

Johnny Depp ka hedhur akuza ndaj ish bashkëshortes Amber Heard për 7 milion dollarët që përfitoi nga divorci, me argumentin se nuk i ka dhuruar për bamirësi siç kishte premtuar.

Heard pati deklaruar se nuk i donte paratë e Depp pas ndarjes në 2016 dhe u zotua se do të ndante shumën midis dy organizatave bamirëse.

Lexo Edhe:

Por avokatët e aktorit besojnë se gjesti altruist ishte një mashtrim dhe se kanë ndjekur gjatë vitit të fundit Spitalin e Fëmijëve në Los Anxhelos dhe Unionin Amerikan të Lirive Civile për të zbuluar nëse Amber i ka dhuruar paratë.

Sipas Daily Mail, spitali i fëmijëve ka përfituar vetëm 100 mijë dollarë deri më tani.

Ylli i “Piratëve të Karaibeve” është në ditët më të këqija të karrierës së tij, pas humbjes së gjyqit kundrejt gazetës britanike “The Sun”, mbi një artikull ku i referohej aktorit si një dhunues.

Depp mohon me ngulm të ketë abuzuar me ish gruan e tij.