Johnny Depp ka humbur miliona dollarë nga pjesa e dytë dhe e tretë e “Pirates of the Caribbean” - Gazeta Express

Johnny Depp ka humbur miliona dollarë nga pjesa e dytë dhe e tretë e “Pirates of the Caribbean”

Arte

Gazeta Express

14/05/2021 1:02

Ylli i Pirates of the Caribbean, Johnny Depp ka treguar se ai ka humbur qindra miliona dollarë më 2016 pas ka zbuluar, sipas tij, disa shkelje që kanë bërë nga ish menaxherët e tij të biznesit

Për momentin, pozita e Johny Depp në Pirates of the Caribbean është në ajër. Aktori ende nuk e ka konfirmuar rikthimin në pjesën e re të filmit të Disney, edhe pse para produksioni i filmit tashmë ka filluar dhe është mësuar se në të luan Margot Robbie. Natyra e paqartë e kthimit të Depp është në buzë kritike për shkak të një beteje gjyqësore publike me një tabloid britanik dhe ish gruan e tij, Amber Heard. Gjatë rastit në gjykatë, aktori kishte treguar se ai ka humbur një shumë të madhe parash pas pjesës se filmit “Dead Man’s Chest dhe At World’s End”.

Depp padyshim është ylli i filmave të “Pirates of the Caribbean”, ku ai luan rolin e Kapitenit Jack Sparrow.

Filmi i parë në seri kishte fituar afër 650 milionë dollarë në box office, derisa pjesa e dytë dhe e tretë një shumë prej 1.06 miliard dhe 964 milionë respektivisht, transmeton GazetaExpress

Depp ka treguar më parë që ai e kishte parë vetën në borxhe në mënyrë të pabesueshëm pas lansimit të këtyre filmave.

Duke folur në gjykatë vitin e kaluar për financat e tij, Depp kishte thënë që më 2016 ai ishte në “fazat fillestare ku kishte mësuar se menaxheri i tij i ri i biznesit dhe ish menaxherët e tij kishin marrë nga ai një shumë të konsiderueshme parash të tij”. “Ata m’i kanë vjedhur paratë”, tha ai.

Depp u detyrua që të tregojë se sa para ai pretendonte që ia kanë vjedhur, por ai shpjegoi: Me është thënë në këtë mënyrë sepse nuk kam ide se sa para janë marrë.

“Pasi që Pirates (of the Caribbean) dy dhe tre unë kisha – kjo është qesharake ta them, edhe e turpshme – por kisha fituar afër 650 milionë dollarë”.

“Kur i përjashtova atë (menaxherin e biznesit), për arsye të drejta, unë jo vetëm kisha humbur 650 milionë dollarë por isha 100 milionë dollarë minus për shkak se ata nuk kishin paguar taksa për mua në qeveri për 17 vite”.

Meqenëse aktori i Hollywoodit foli për financat e tij në gjykatë, ai humbi betejën kundër Heard dhe kundër gazetës britanike.

Depp u largua nga filmi i tij i radhës, “Fantastic Beasts 3”, ku ai luante rolin e karakterit antagonist, Gellert Grindelwald në këtë pjesë.

Megjithatë, ky nuk ishte lajmi i vetëm i keq për yllin.

Aktori ende merr një pagë të madhe nga filmat që ka me Warner Bros, pavarësisht faktit që kompania i ka kërkuar largimin e tij.

Sipas Vanity Fair, aktori 57 vjeçar merr një pagë të plotë prej 16 milionë dollarë nga filmat e tij.

Që nga largimi i Depp nga pjesët e Fantastic Beasts, ai është zëvendësuar nga James Bond dhe nga ylli i Marvel, Mads Mikkelsen.

Mikkelsen ka thënë kohëve të fundit në një intervistë për atë që ka zëvendësuar aktorin e Pirates, ku ai ka prekur edhe mënyrën e portretizimit të karakterit të Depp.

“Kam qenë një fans i Johnny Depp prej se isha i ri”.

“Për ta sjell intensitetin e tij dhe mënyrën se si e bën ai nga unë nuk besoj që mundem”.

“Duhet ta gjej karakterin tim, sepse i tij është unik, kështu që duhet ta lë atë dhe ta gjejë një mënyrë tjetër për të”, ka vazhduar ai.

“Në e kemi përfunduar atë. Padyshim, unë kam qenë pjesë e tij me gjysmë kohë nga pjesa e tjetër e aktorëve. Ishte një përvojë e mirë”, shtoi aktori danez derisa foli për gjendjen aktuale të filmit.

“Mendoj se ata kanë shkruar një skenar të mirë, një histori e shkëlqyer, solide. Por, nëse kjo është diçka për t’u krahasuar, mendoj që filmi do të jetë…e dini, më magjik se ka qenë, me të gjitha ato krijesa të mrekullueshme, por që janë mjaft të bukura”.

“Do të shihni disa histori tepër interesante, pikëlluese. Shpresoj që edhe ju t’i shihni ashtu si unë”, ka shtuar ai. /GazetaExpress/