Johnny Depp do t’i udhëheqë aktorët e një serie të animuar - Gazeta Express

Arte

Gazeta Express

26/06/2020 0:37

Johnny Depp do t’i udhëheqë aktorët e një serie të animuar

Arte

Gazeta Express

26/06/2020 0:37

Ylli i filmave “Pirates of the Caribbean”, Johnny Depp, do ta huazojë zërin për personazhin e Johnny Puff në serinë e ardhshme të animuar, “Puffins”.

Ky projekt vjen në formë të serisë duke u përbërë nga 250 episode të shkurtra, ku secila prej tyre zgjatë 5 minuta si dhe i sjellë aventurat e një grupi të zogjve, të cilët janë në shërbim të personazhit të njohur me emrin, Otto.

Seria në djalë e ribashkon aktorin 57-vjeçar me producentin, Andrea Iervolino, me të cilin ka punuar së fundmi në filmin “Waiting for the Barbarians”, i cili pritet të lansohet së shpejti.

“Jemi shumë të lumtur që po ribashkohemi me Johnny Deppin në një projekt të dytë. Eksperienca në një seri të animuar kaq avangarde krahas aktorit, më ka bindur edhe më shumë që të punoj me zhanre eksperimentale dhe formate të ndryshme. Jam shumë falënderues që Johnny ka besuar në këtë projekt… si dhe i ka ndarë mendimet dhe idetë e tij artistike të cilët sigurojnë vlera të vërteta për universin e Puffinsave,” citohet të ketë thënë Andrea Iervolino.

Seria “Puffins” do të prodhohet nga studio “Iervolino Entertainment” në Romë dhe “Iervolino Studios” në Serbi, transmeton Koha.

Këto kompani kanë shpjeguar se shou ka për qëllim t’i provoj disa mesazhe pozitive, duke prekur tema të tilla si, barazia gjinore dhe racore si dhe mbrojtja e ambientit.

Johnny së fundmi i ka bërë thirrje njerëzve që t’i premtojnë vetes se do ta luftojnë racizmin sistematik, pas vdekjes së George Floydit në duart e policisë në Minnesota

Ndërkohë, filmi “Waiting for the Barbarians” në të cilin gjithashtu luajnë aktorët, Robert Pattinson dhe Mark Rylance, tani do të lansohet për publikun e gjerë përmes platformave digjitale, kjo pasi lansimi i tij nëpër kinema u anulua për shkak të pandemisë së koronavirusit.