John Hassall, pioneri i artit të rrugës - Gazeta Express
string(38) "john-hassall-pioneri-i-artit-te-rruges"

John Hassall, pioneri i artit të rrugës

Arte

Gazeta Express

29/04/2021 1:02

Ai ishte djali i postereve të rrugës, Banksy i ditëve të tij, një artist jashtëzakonisht i talentuar puna e të cilit zbukuroi me mijëra rrugë dhe ishte i dashur për publikun për stilin e tij të thjesht dhe humorin e butë e elegantë

Shumë krijime të tij ende mbeten të gdhendura edhe sot. Imazhi i tij ikonik i Jolly Fisherman duke vallëzuar përgjatë rërës në Skegness paraqet një shpirt të gëzuar që ndihmon vendosjen e qytetit Lincolnshire në hartën e qyteteve të botës. Sllogani i tij, “Skegness është aq i dashur”, inkurajoi qindra vizitorë të shkojnë me shërbime në hekurudhën e Great Nothern për tre shilinga nga King Cros në Londër. Në ditët para se të shpikej televizioni, kur posteri ishte mbreti, reklamuesit rrahën një shteg të dera e tij për shkak të mënyrës që ai kishte për ta bërë një tregim të funksiononte.

Lexo Edhe:

Pavarësisht famës se imazheve të tij, emri i tij u zhvendos në errësirë. Megjithatë, një biografi e re e Hassall nga historiania e artit, Lucinda Gosling tani synon ta korrigjojë këtë.

“Kur John Hassall filloi të dizajnoi postera reklamues në fund të shekullit 19, ai ishte absolutisht i pari i kësaj lëvizje që po prodhonte një art modern të kohës”, shpjegon ajo, transmeton GazetaExpress.  

“Ai krijoi një stil kuintesencial britanik në postera duke përdorur skica të forta, ngjyra të sheshta, të guximshme, shkronja të vogla dhe gjejen më të rëndësishme, humorin”.

“Hassall ishte një humorist natyral dhe një krijues i lindur, duke krijuar fjali me shumë kuptime kur kishte mundësi”.

Të gjitha këto ju mund t’i shikoni në posteret e tij. Në vend që të këtë posterë të bezdisshëm, më shumë detale, postere të hollësishme madje si në periudhën viktoriane, Hassall synonte të bënte ndryshimin “duke përmbledhur diçka më ekonomike dhe të kohës”.

Për Nestle Milk, Hassall pikturoi një vajzë me fytyrë të ëmbël që shijonte piknikun në bjeshkë derisa në distancë familja e saj ishte bashkuar afër një makine të hapur. Në një batanije të bardh para fëmijës qëndronte kançeja e qumështit zviceran Nestle.

Në një xhevahir tjetër për të promovuar ngjyrën e këpucëve, Hassall rikrijoi tregimin e një gruaja e cila jetonte në këpucë. Fëmijët e buzëqeshur e shohin nënën e tyre e cila shkëlqen këpucët.

“Ju keni dëgjuar për gruan e cila jeton në këpucë. E cila ka aq shumë fëmijë saqë nuk dinë çfarë të bëj. Kështu që ajo ju bëri atyre një supë për t’ia dhënë atyre që mos ta shqetësonin. Pastaj pastroi këpucët me Day and Martin’s Blacking”, shkroi ai poshtë posterit.

Edhe pse kjo nuk përkon me “standardët e sotme”, provokoi një lloj mode të kohës.

“Hassall i kuptoi disa praktika fundamentale në atë kohë. Posterët duhet të shihen edhe nga largësia – sidomos qytetet me smog në Britani, ku ata duhet të kapim vëmendjen e burrave apo grave që janë në rrugë, por më e rëndësishmja, ata ta shesin produktin e tyre”, vazhdon Gosling.

“Ai ishte një hartues i mahnitshëm dhe një punëtor i shpejt, duke prodhuar qindra poster e dizajne për një numër klientësh përfshirë edhe revista dhe ilustrime librash, dizajne për pulla postare, fotografi për qerdhe dhe frigorifer, arte të bukura dhe shumë të tjera”.

“Ai nuk ishte i vetmi artist i posterëve në atë kohë. Kishte shokët e tij si; Dudley Hardy, Tom Browne. Cecil Aldin dhe Will True, por Hassall kishte një numër suksesesh që e katapultuan atë në njërin prej artistëve më të mëdhenj të kohës e ku e mori nofkën “Mbreti i postereve”.

Pavarësisht humorit dhe natyrshmërisë në punën e tij, jeta e Hassallit kishte shumë tragjedi. I lindur më 1868 në Walmer afër Deal në Kent, ai ishte vetëm shtatë vjeçar kur babai i tij, oficeri i marinës, Christopher Hassall, vdiq në moshën 38 vjeçare pasi që kishte pësuar një aksident në Det dhe mandej kishte mbetur në karrocë invalidi.

Nëna e tij, Louisa u rimartua dhe Hassall me vëllain e tij Owen u dërguan në një shkollë publike me konvikt, fillimisht në Devon, pastaj në Gjermani. Ai kishte dështuar dy herë për t’u regjistruar në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sandhurstit kurse John emigroi në Kanada më 1889 në përpjekje për ta ndërtuar një fermë, transmeton GazetaExpress.

Atje ai fitoi disa çmime për vizatimin e peizazheve të cilat i krijoi për relaksim, ku një nga skenat e tij për jetën në Kanada ishte publikuar në gazetën britanike, “Daily Graphic”.

Kjo e inkurajoi atë që ta përcjell shkollën e artit në Antwerp dhe mandej të studioi në Paris me piktorin e famshëm William-Adolphe Bouguereau para se të kthehej në Britani.

“Në një moment gjatë studimeve të tij, Hassall u takua me studenten kolege Isabella (Belle) Dingwall nga Helensburgh të Dunbartonshire dhe ra në dashuri”, shpjegon Gosling.

Çifti blenë shtëpi në Notting Hill të Londrës Perëndimore dhe ndërtuan një studio por një tragjedi e goditi atë përsëri kur Belle, 34 vjeçare, vdiq gjatë lindjes së vajzës së vogël nga tre fëmijët e çiftit.

“Belle u sëmurë, e lindi vajzën e vogël në ora 2; vdiq rreth orës 5”, shkroi Hassall në ditarin e tij.

Tri vite më vonë, Hassall do të rimartohej me Constance Maud Brooke Webb dhe pati edhe një familje të dytë. Djali i tyre, Christopher, ishte një aktor dhe poet kurse mbesa e tyre, Imogen Hassall vdiq e re, në moshën 38 vjeçare por u bë e njohur me filmin “Sixties and Seventies”.

Thellësia dhe gjerësia e sukseseve të artistit ishin të mahnitshme, thotë Gosling.

“Shumë njerëz sot menjëherë e njohin posterin e njohur të Hassall, “Skegness” pasi që është një poster i dashur, padyshim krijimi i tij më i famshëm, por shumë pak e njohin artistin pas tij, sa i zhdërvjellët ishte ai apo sa i rëndësishëm është ai në historinë e artit të posterave”, shpjegon ajo.

I madh, me mustaqe dhe i veshur mirë, ai linte përshtypje edhe me fjalimet e tij që i mbante në klubin “The Sketch”, ku anëtarët pinin dhe hanin derisa vizatonin. Ai ishte i njohur edhe në klubin “Savage”, ku qëndronin aktorët, kompozitorët, muzikantët dhe artistët e kohës. /GazetaExpress/