Joe Biden: Zgjedhjet për president do të mbahen më 3 nëntor pavarësisht pandemisë - Gazeta Express
string(80) "joe-biden-zgjedhjet-per-president-do-te-mbahen-me-3-nentor-pavaresisht-pandemise"

Joe Biden: Zgjedhjet për president do të mbahen më 3 nëntor pavarësisht pandemisë

Gazeta Express

07/04/2020 23:44

Kandidati kryesor për kandidatin presidencial të Partisë Demokratike Joe Biden tha të martën se zgjedhjet presidenciale, të planifikuara për në nëntor të këtij viti, nuk duhet të shtyhen për shkak të kuronavirusit.

Ish-zv/presidenti në epokën Obama, foli në televizionin NBC për pasojat e mundshme të krizës koronare dhe tha se pandemia mund të ndryshojë metodën e votimit, por jo datën e zgjedhjeve.

Lexo Edhe:

“Unë dëshiroj që të mund të votohet personalisht, por kjo varet nga situata pandemike. Por ne nuk duhet të vonojmë ose shtyjmë zgjedhjet e nëntorit, të cilat janë një detyrim kushtetues,” tha Biden.

Ai shtoi se zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen më 3 nëntor, siç ishte parashikuar më parë.

Biden gjithashtu foli në një kohë të pasigurisë në rritje për krizën e vazhdueshme shëndetësore në Shtetet e Bashkuara.

Virusi Corona po përhapet me shpejtësi në SHBA dhe tashmë ka ndërprerë procesin zgjedhor në një numër të shteteve federale.