Jobe Bellingham shfaqet në stërvitje te Dortmundi me një makinë që nuk është në shitje ende - Gazeta Express
string(91) "jobe-bellingham-shfaqet-ne-stervitje-te-dortmundi-me-nje-makine-qe-nuk-eshte-ne-shitje-ende"

Futboll

Gazeta Express

27/07/2025 20:26

Jobe Bellingham shfaqet në stërvitje te Dortmundi me një makinë që nuk është në shitje ende

Futboll

Gazeta Express

27/07/2025 20:26

Borussia Dortmund ka filluar zyrtarisht fazën përgatitore, dhe ndër lojtarët që tërhoqën vëmendjen që në ditën e parë ishte përforcimi i ri, Jobe Bellingham.

19-vjeçari, vëllai i yllit të Real Madridit, Jude Bellingham, mbërriti në qendrën stërvitore me stil: në një veturë elektrike Polestar 5, të mbuluar me një folje të veçantë kamuflazhi.

E veçanta? Ky model ende nuk është në shitje. Polestar 5 do të prezantohet për herë të parë për publikun në shtator, në Panairin Ndërkombëtar të Automobilave (IAA). Deri atëherë, vetura mbetet një prototip i fshehtë, i cili në versionin përfundimtar pritet të ketë mbi 850 kuaj fuqi, duke sfiduar markat gjigante si Porsche dhe Audi në segmentin premium të automjeteve elektrike.

Pas stërvitjes, Bellingham dhe bashkëlojtari i tij, Daniel Svensson, patën mundësinë të provojnë makinën e re, por vetëm si pasagjerë, pasi drejtimin e kishte një shofer zyrtar i Polestarit, duke respektuar rregullat për prototipet.

Në prapaskenë, kjo shënon edhe një sinjal të fortë se Polestar dhe Borussia Dortmund janë pranë një marrëveshjeje sponsorizimi me vlerë milionëshe, që pritet të zgjasë tre vjet. Për këtë arsye, disa lojtarë të ekipit verdhezi kanë marrë ftesa ekskluzive për të testuar “raketën” suedeze.

Marrëveshja nuk është ende zyrtare, por është e qartë që Polestar dëshiron të bëhet emër i madh në futboll dhe të fitojë terren përballë rivalëve të mëdhenj në botën e makinave elektrike.