Chelsea e ka marrë një fitore të madhe, në garën për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Skuadra e drejtuar nga Liam Rosenior ka triumfuar si mysafire në “Villa Park” ndaj Aston Villës, me shifrat prej 4-1.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit, të cilët shënuan në minutën e dytë të ndeshjes, me anë të Douglas Luiz, i cili u asistua nga Leon Bailey.
Mirëpo, që atëherë, Chelsea mori drejtimin e ndeshjes, duke barazuar në minutën e 35-të, me anë të Joao Pedros.
Braziliani shënoi golin e dytë personal dhe të skuadrës në minutën e 51-të të pjesës së parë.
Me këto shifra u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën, Chelsea shënoi edhe dy gola.
Fillimisht, në minutën e 55-të, Joao Pedro kësaj here në rolin e asistuesit, kontribuoi në golin e tretë të Chelseat, i cili u shënua nga Cole Palmer.
Joao Pedro në minutën e 64-të e kompletoi “hattrickun”, kur shënoi për 4-1 dhe epilogun e takimit.
Me këtë fitore, Chelsea momentalisht është i pesti me 48 pikë, tri më pak se Aston Villa që është e katërta, me 51 sosh./GazetaExpress/