Pas një periudhe të gjatë krize dhe pa lënë gjurmë në klubet ku luajti, Joao Felix duket se më në fund e ka gjetur rehatinë.
Gjatë verës së kaluar u nda përfundimisht nga Chelsea dhe pas përvojave edhe tek Atletico Madridi, Barcelona dhe tek Milani, ai u largua nga Evropa.
Përfaqësuesi portugez iu përgjigj pozitivisht pa hezitim thirrjes së shokut të tij, Cristiano Ronaldo dhe menaxherit Jorge Mendes, personazhe të respektuara në botën e futbollit, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, futbollisti ofanziv nënshkroi me Al Nassr, i cili i shpenzoi 30 milionë euro për kartonin e tij plus 20 të tjerë të mundshëm nga bonuset.
Ndërkohë, lojtari nënshkroi kontratë dyvjeçare me rrogë prej afro 18 milionë eurosh në vit.
Dhe, fillimi i sezonit në Saudi Pro League për të ishte i jashtëzakonshëm.
Ish-futbollisti i Benficas ka shënuar në katër kompeticionet ku ka luajtur me Al Nassr: 5 gola dhe 1 asistim në 4 ndeshje në Saudi Pro League, 1 gol në 2 ndeshje në Championsin azitaik, 1 gol në Superkupën Saudite dhe 1 gol në Kupën e Mbretit.
Në total, 25-vjeçari i ka realizuar 8 gola i ka bërë 2 asistime në 9 ndeshje të zhvilluara, prej tyre 8 si titullar. /Gazeta Express
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...