Përveç AAK-së dhe LDK-së së e Prishtinës që pritet sot të zyrtarizojnë koalicionin, do të ketë edhe ndryshime të tjera në komunën e Prishtinës.
Ndryshime do të ketë te Drejtoria e Shërbimeve Publike, ku do të ndahet për gjysmë dhe do të krijohet një drejtori e re, drejtoria e Mobilitetit.
Edhe Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapsinor do të ndahet në dy drejtori, nuk do të funksionoi siç ka qenë më pare.
Arben Sadiku pritet të lëvizë në Drejtorinë e Planifikimit Hapsinor, ndërsa këshilltari i kryetarit Rama, Florent Maliqi do të emërohet si drejtori i Urbanizmit.
Së shpejti pritet që të ketë edhe ndryshime në trupat udhëheqëse të Ndërmarrjeve Publike./Indeksonline