Shoqata Sindikale e Anëtareve tẽ Shërbimit të Jashtëm ka reaguar pasi Konferenca e Ambasadorëve këtë vit po mbahet më herët.
Përmes një reagimi në kjo shoqatë vlerëson se orari i sivjetmë i këtij formati, gusht 2025 është jorelevant.
“Shoqata Sindikale e Anëtareve tẽ Shërbimit të Jashtëm konsideron që Konferencat e Ambasadorëve janë domosdoshmëri dhe praktike e dobishme për trajtimin e zhvillimeve dhe arritjeve në politikën e jashtme dhe diplomacisë. Ato do tẽ duhej shfrytëzuar ehe si mundësi e përcaktimit të prioriteteve, koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve nẽ interes shtetëror. Sidoqoftë është evidente që ky takim po ndodh në mungesë të rifreskimit të legiitimitetit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e fundit, fakt që zbeh funksionin dhe qëllimin e saj primar. “, thuhet në reagim
“Për mẽ shumë, nuk kuptohet urgjenca dhe ‘timing-u’ i saj, duke ditur që takimi i fundit ishte jo larg muaj, me saktësisht në dhjetor të 2024. Konferencat nuk duhet te korrespondojnë e as t’i përshtaten planifikimit te pushimeve të Shefave tẽ Misioneve. Përkundrazi ato duhet qe ekskluzivisht t’i subordinohen qëllimeve kontekstuale dhe strategjike, duke korresponduar vetëm me nevojat institucionale dhe shtetërore. Përderisa Shoqata përkrah fuqishëm traditën e mbajtjes se Konferencave, njëkohësisht nënvizon se orari dhe formati i sivjetshëm i saj, gusht 2025, është krejtësisht jo relevant. Kësaj duhet t’i shtohet edhe shqetësimi që një numër i konsiderueshëm i udhëheqësve te misioneve tashme kanë përmbushur mandatet e tyre. Ata do të duhej që tashme të shërbenin nẽ MPJD dhe jo ne misione. “, thuhet ndër tjerash në reagim.
Për dallim nga vitet e kalauara kur Konferenca e Ambasadorëve mbahej gjatë dimrit, këtë vit ajo do të zhvillohet nga 11 deri më 13 gusht 2025.
Reagimi i plotë