Jo paracetamol dhe kafeinë! Ja pse është një kombinim i rrezikshëm - Gazeta Express
string(65) "jo-paracetamol-dhe-kafeine-ja-pse-eshte-nje-kombinim-i-rrezikshem"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

08/12/2023 20:21

Jo paracetamol dhe kafeinë! Ja pse është një kombinim i rrezikshëm

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

08/12/2023 20:21

Gjithmonë e më shumë njerëzit në mbarë botën po bëhen të varur nga ilaçet duke i konsumuar, madje edhe në rastet kur nuk janë realisht shumë të nevojshme.

Po ashtu ka pacientë të cilët vuajnë nga disa sëmundje njëkohësisht dhe për këtë arsye janë të detyruar të pinë disa tableta të ndryshme çdo ditë.

Lexo Edhe:

Ilir Pecnikaj, ekspert farmaceutik tha në emisionin GoodMorning Albaninas në Euronews Albania se medikamente si paracetamoli i përzierë me kafeinë krijojnë varësi, nëse rritet doza e marrjes së tyre.

“Një medikament që është përzierja kafeinë me paracetamol, në Amerikë është shumë i njohur dhe në Shqipëri e marrin duke menduar se vjen nga Amerika. këto medikamente krijojnë varësi, sa më shumë t’i marrim aq më shumë bie ndikimi i tyre dhe rritet sasia që duhet të marrim. Duke rritur sasinë kalojmë në overdozë”, shpjegoi eksperti.