Mijëra mbështetës të klerikut të fuqishëm shiit Moqtada Sadr, janë mbledhur në protesta pas faljes së xhumasë në Bagdad dhe qytete të tjera të Irakut, kundër sulmit izraelit ndaj Iranit, raporton AFP.
Protestat janë organizuar nga kleriku Sadr, i cili më parë ka kritikuar fraksionet e armatosura irakiane të mbështetura nga Teherani, por gëzon mbështetje të gjerë nga miliona qytetarë, kryesisht në mesin e shumicës shiite të Irakut.
Protestat janë mbajtur nën brohoritje, “Jo Izraelit! Jo Amerikës!”
Ndërsa, në një qytet tjetër irakian, protestuesit kanë djegur flamujt izraelitë dhe amerikanë.
Kujtojmë se Iraku është njëkohësisht aleat i rëndësishëm i Iranit dhe partner strategjik i Shteteve të Bashkuara.