"Jo amnistisë fiskale", Alibeaj: Demokratët të bëhen bashkë, në zgjedhje duhen kandidatë të përbashkët - Gazeta Express
string(97) "jo-amnistise-fiskale-alibeaj-demokratet-te-behen-bashke-ne-zgjedhje-duhen-kandidate-te-perbashket"

“Jo amnistisë fiskale”, Alibeaj: Demokratët të bëhen bashkë, në zgjedhje duhen kandidatë të përbashkët

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 15:28

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për gazetarët u shpreh se grupi që ai përfaqëson në parlament ka qëndrim të unifikuar për amnistinë fiskale. Ai tha se deputetët që ai përfaqëson i kanë thënë ‘Jo’ amnistisë fiskale si dhe pasaportave të arta, pasi sipias tij i hapin rrugë kriminalitetit në vend.

“Është e papranueshme për ne amnistia fiskale, ky është qëndrimi ynë i unifikuar. Po ashtu të njëjtin qëndrim kemi për pasaportat e arta, kjo është shitja e nënshtetësisë shqiptare,” tha ai.

Lexo Edhe:

Alibeaj u ndal dhe te ligji i lustracionit dhe theksoi se PD ka depozituar në parlament tre iniciativa ligjore kundër përdorimit të propagandës komuniste. I pyetur nga gazetarët nëse merr direktiva nga Lulzim Basha, Alibeaj tha se në fakt tani është koha që demokratët të bëhen bashkë për përballjen me procesin zgjedhor.

“Ka qenë me kryetarë të degëve të veriut, këtë javë mund të kemi me ata të jugut. Është momenti që të gjitha strukturat e PD të bëhemi gati për atë që është një nga misionet tona kryesore. Që është përballja në procesin zgjedhor. Një detyrim e kemi ndaj demokratëve, armiku kryesor i shqiptarëve sot është Edi Rama dhe regjimi i tij.”, tha Alibeaj. /Gazeta Express