JLo nuk harron që t’i reklamojë produktet e saj të bukurisë - Gazeta Express
string(58) "jlo-nuk-harron-qe-ti-reklamoje-produktet-e-saj-te-bukurise"

JLo nuk harron që t’i reklamojë produktet e saj të bukurisë

Yjet

Gazeta Express

22/07/2022 20:12

“Diçka e re po vjen!”

Kështu ka thënë Jennifer Lopez e ku 52 vjeçarja është parë duke modeluar në bikine teksa ka treguar pak më shumë për produktin e ri të JLo Beauty… pas martesës me Ben Affleck.

Lexo Edhe:

Jennifer në këto foto ka treguar trupin e saj të bukur, në një video që ajo e ka lansuar në faqen e Instagramit, JLO Beauty të enjten në mëngjes.

Pasanikja 52 vjeçare ka thënë se “një gjë e re” është duke ardhur nga brendi i saj i bukurisë. Lopez ka sjellë produkte mjaftë të qëndrueshme të bukurisë këtë vit: tashmë ajo shet një pastrues fytyre shumë kualitativ, serum, hidratues dhe një përforcues të lëkurës.

“Trupi i juaj është i veçantë, delikat dhe unik – kështu edhe duhet që ta trajtoni. Është zyrtare! #JLoBody nga @JLoBeauty po vjen në 7/24! Një linjë e testuar klinikisht për kujdes të lartë nga lëkura për trupin e tuaj, JLo Body ju bën të dukeni më bukur dhe të ju shtojë vetëbesimin”, ka shkruar ajo. /GazetaExpress/