Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me plumb.
Shkak për ngjarjen mësohet se janë mosmarrëveshjet me babain e saj. Sipas burimeve, e mitura jetonte me gjyshërit pasi prindërit e saj ishin divorcuar.
Babai i saj raportohet se kishte krijuar një familje të re dhe ka kërkuar ta marrë adoleshenten në fshat, e cila ka refuzuar vendimin e të atit.
Ajo ka qëlluar veten me plumb dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën. Më pas 17-vjeçarja është transportuar drejt Traumës.
Babai i adoleshentes mësohet se është shoqëruar nga uniformat blu pas ngjarjes.