‘Jetonte i vetëm në shtëpi’: Detaje rreth personit që u gjet i vdekur në Prizren - Gazeta Express
string(77) "jetonte-i-vetem-ne-shtepi-detaje-rreth-personit-qe-u-gjet-i-vdekur-ne-prizren"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 8:42

‘Jetonte i vetëm në shtëpi’: Detaje rreth personit që u gjet i vdekur në Prizren

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 8:42

Janë dhënë detaje në lidhje me një vdekje të dyshimtë në Prizren, ku një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij.

U be e ditur se bëhet fjalë për një 40-vjeçar, i cili sipas policisë dhe prokuorisë, jetonte i vetëm në shtëpi.

“Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ku autoritetet policor kanë gjetur trupin e pajetë të një 40-vjeçari në shtëpinë e tij. Ngjarja është raportuar më 5 tetor dhe policia ka shkuar në shtëpinë e 40-vjeçarit, së bashku me ekipin mjekësorë, ku këta të fundit edhe e kanë konstatuar vdekjen e këtij personi, e cila po cilësohet si e dyshimtë”, shkruan Klan Kosova.

“Sipas burimeve të prokurorisë dhe policisë, 40-vjeçari ka jetuar i vetëm në shtëpinë e tij, ndërsa dyshimet e para janë se ai mund të ketë vdekur disa ditë më herët dhe rasti është raportuar me 5 tetor”.