Jetmir Topalli ia bën sefte me gol në Turqi - Gazeta Express
string(43) "jetmir-topalli-ia-ben-sefte-me-gol-ne-turqi"

Gazeta Express

05/11/2020 20:56

Jetmir Topalli ia bën sefte me gol në Turqi

Gazeta Express

05/11/2020 20:56

Sulmuesi kosovar, Jetmir Topalli ka shënuar golin e parë me ekipin e tij më të ri, Yeni Malatyaaspor  

Skuadra turke luajti në xhiron e tretë të Kupës së Turqisë kundër skuadrës së Artvin Hopaspor, e ku Topalli kishte startuar.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi pa gola por në pjesën e dytë vendasit do të shënonin dy herë.

Fillimisht në minutën e 66-të do të shënonte Afriyie Acquah derisa Topalli do të shënonte një gol të bukur në minutën e 79.

Ai shënoi pasi mori një top të bukur nga bashkëlojtarët e tij dhe goditi këmbën me të majtën derisa topi përfundon në mes të këmbëve të mbrojtësit kundërshtarë.

Me këtë fitore, skuadra Yeni Malatyaspor e Jetmir Topallit kaloi në rrethin e katër të Kupës Turke.

Kujtojmë që Topalli u transferua në Turqi këtë verë duke kaluar nga skuadra kosovare FC Ballkani, me të cilën pati një paraqitje të mirë. /GazetaExpress/