Jetesa në "apartamentet" 7 metra katrorë ku njerëzit jetojnë si në kotec prej çmimeve të larta - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

08/12/2021 8:25

Jetesa në “apartamentet” 7 metra katrorë ku njerëzit jetojnë si në kotec prej çmimeve të larta

Lajme

Gazeta Express

08/12/2021 8:25

Në një artikull të çuditshëm nga e përditshmja britanike The Sun thuhej sot se megjithse shumë nga ne mund të kenë fobi varrosjen për së gjalli, ky është realiteti për mijëra njerëz në Hong Kong që jetojnë në ato që njihen si “kuti arkivoli” jo më shumë se 7 metra katrorë të gjera.

Qyteti me një popullsi prej 7.5milionë dhe çmime qeraje gjithnjë e në rritje detyron shumë njerëz të jetojnë në banesa si koteve pulash, të fshehura prapa fasadës së grataçielave të shkëlqyera që ndriçojnë vendin.

Lexo Edhe:

Banesa ilegale që krijohen nga spekulantët e dhënies me qira krijojnë kushte mbytëse jetese për më të varfrit, në të cilat përzihen ambjentet e gatimit, tualetit apo qëndrimit.

Një hapësirë banimi prej 100 metra katrorë shpeshherë ndahet në deri në 20 kolibe banimi në të cilat njeriu as nuk mund të qëndrojë në këmbë por vetem shtrirë, për të cilat pronarët kërkojnë deri në 2,000 dollarë vendas ($200) në muaj në Hong Kong.

Më shumë se 200,000 njerëz duke përfshirë dhe familje me fëmijë duhet të jetojnë në këto kushte çnjerëzore, nganjëherë në banesa jo më shumë se 7 metra katrorë.

Fotografi Benny Lam dokumentoi sesi njerëzit jetojnë në këto hapësira që quajnë “shtëpi” në një seri fotosh të quajtur ‘Trapped’ (Në grackë).

Pasi vizitoi më shumë se 100 nga këto apartamente të ndarë e rindarë shumë herë, ai tregonte sesi banorët kryejnë aktivitete si gatimi e fjetja në të njëjtën hapësirë prej arkivoli.

Fotografitë tregojnë se si në këto kuti njerëzit mund vetëm të qëndrojnë shtrirë, nganjëherë me televizorin te këmbët e tyre.

“Dikush thotë se përse duhet ta vrasim mendjen, se këta njerëz nuk janë pjesë e jetës sonë,” shkruan Lam në komente.

“Por këta janë njerëz me të cilët kemi të bëjmë çdo ditë në jetën tonë, ata na shërbejnë në restorante, janë roje sigurie në qendrat tregtare, janë shpërndarës apo pastrues në rrugët ku kalojmë”.

“I vetmi ndryshim mes nesh janë shtëpitë e tyre, është çështje dinjiteti njerëzor”, thotë fotografi./TCH