string(51) "jeta-e-re-e-arkivit-fotografik-me-te-vjeter-ne-bote"

Arte

Gazeta Express

04/10/2023 15:20

‘Jeta e re’ e arkivit fotografik më të vjetër në botë

Arte

Gazeta Express

04/10/2023 15:20

Muzeu Kombëtar i Fotografisë në Shkodër “Marubi” organizon ‘Jeta e re’ e arkivit fotografik më të vjetër në Botë, me 12 tetor, me fillim nga ora 18:30.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” mirëpret Fondacionin “Alinari” për prezantimin e Arkivit Alinari, njërit prej koleksioneve fotografike më të mëdhenj e më të vjetër në botë, i përbërë prej më shumë se 5,000,000 artefaktesh që datojnë nga viti 1841 e deri në ditët tona, pjesë e qindra fondeve, arkivave dhe koleksioneve me rëndësi për historinë e fotografisë botërore, jo vetëm asaj italiane. Që nga viti 2019 kjo trashëgimi e çmuar që e ka origjinën e saj në Firence, në vitin 1852, pranë Repartit Fotografik të Vëllezërve Alinari, është një e mirë publike, e blerë nga Rajoni i Toskanës i cili e administron, e ruan dhe e promovon përmes Fondacionit Alinari për Fotografinë.

Tre vite mbas themelimit të tij, presidenti dhe drejtoresha e këtij fondacioni të ri do të na njohin me “Jetën e Re” të këtij arkivi antik: projektet e realizuara, ata në vazhdim dhe projekte e ardhshme për t’ju hapur publikut përmes kërkimeve, restaurimeve, katalogime, digjitalizimeve, ekspozitave dhe iniciativave publike të realizuara falë bashkëpunimeve me realitete të tjera si ai i Muzeut Marubi, shumë i afërt me Alinarin për nga historia, materialet dhe aktiviteti.

Në fund të prezantimit, mes drejtuesve të Muzeut Marubi e Fondacionit Alinari, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi.

Ky aktivitet u mbështet nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë