"Jeta e njeriut po vlejka pak", avokati i familjes Zejnullahu reagon pas lirimit të policëve - Gazeta Express
string(89) "jeta-e-njeriut-po-vlejka-pak-avokati-i-familjes-zejnullahu-reagon-pas-lirimit-te-policeve"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 18:10

“Jeta e njeriut po vlejka pak”, avokati i familjes Zejnullahu reagon pas lirimit të policëve

Lajme

Gazeta Express

31/07/2025 18:10

Avokati i familjes së Agon Zejnullahut, Asdren Hoxha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ndërprerjen e paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë që po hetohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” në rastin e vdekjes së Agonit.

Përmes një postimi, Hoxha ka thënë se ky aktvendim mund të interpretohet në forma të ndryshme, por sipas tij, “veç drejtësisë nuk i kontribuon”.

“Me u dyshu për këtë vepër penale kaq të rëndë, me veprime aq të vrazhda e gjakftohtësi, me u shqetësu i madh e i vogël në vendin tonë dhe me i lënë të lirë, është brengosëse”, ka shkruar ai.

Sipas avokatit, ky vendim është dëshpërues për çdo njeri me ndjenja normale dhe tregon se “jeta e njeriut po vlejka pak”.

Lirimin e pesë zyrtarëve policorë e ka bërë të ditur sot avokati i njërit prej policëve të akuzuar, Besnik Berisha.

Postimi i plotë:

Aktvendimi i gjykates se apelit,per nderprerjen e paraburgimit ne ceshtjen e pese zyrtarve policor qe hetohen per veper penale,vrasje nga pakujdesia te qytetarit Agon Zejnullahu,mund te sherbej edhe te interpretohet ne forma te ndryshme,veq drejtesise nuk i kontribuon.

Mund te jete cka do,veq drejtesi nuk eshte.

Me u dyshu per kete veper penale kaq te rende,me veprime aq te vrazhda e gjakftohtesi.Me u shqetesu i madh e i vogel ne vendin tone edhe me i lene te lire,eshte brengosese.

Jeta e njeriut po vlejka pak andaj kjo duhet me na prek krejt njerzve me ndjenja normale.