Jesus në Juventus në vend të Ronaldos - Gazeta Express
string(37) "jesus-ne-juventus-ne-vend-te-ronaldos"

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 11:39

Jesus në Juventus në vend të Ronaldos

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 11:39

Juventusi synon ta afrojë Gabriel Jesusin në një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje me Manchester City, nëse Cristiano Ronaldo largohet nga klub këtë verë.

Gazetta dello Sport raporton se gjithçka varet nga e ardhmja e Ronaldos, duke qenë se superylli portugez mund të largohet nga bardhezinjve pas tri sezoneve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Paulo Dybala dhe Alvaro Morata e kanë të sigurt qëndrimin pas riemërimit të Massimiliano Allegrit në postin e trajnerit, italianit i cili e do edhe një sulmues tjetër, veçanërisht nëse largohet Ronaldo.

Synime të tjera të Allegrit janë edhe Mauro Icardi i Paris Saint-Germain, Edin Dzeko dhe i riu i Fiorentinës, Dusasn Vlahovic.

E përditshmja italiane raporton se Manchester City është i gatshëm ta lejojë Jesusin të largohet në huazim me detyrim blerjeje, gjë që do t’i konvenonte Juventusit.

Por, për të ndodhur kjo, Juventusi duhet ta presë vendimin e Ronaldos, i cili ka marrëveshje me klubin deri në verën e vitit 2022./Gazeta Express/