Jesus e Icardi, në radar të Juventusit - Gazeta Express
string(37) "jesus-e-icardi-ne-radar-te-juventusit"

Jesus e Icardi, në radar të Juventusit

Gazeta Express

19/02/2020 18:00

“Bianconeri” janë në kërkim të një sulmuesi të rrezikshëm për sezonin e ardhshëm

Juventusi është i interesuar të përforcohet në fazën e sulmit gjatë verës që vjen.

Lexo Edhe:

Gjiganti italian ua ka vënë syrin dy sulmuesve: Gabriel Jesusit të Manchester Cityt dhe Mauro Icardit të Interit.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian, Tuttosport, përcjell Gazeta Express.

Të dy lojtarët vlerësohen afërsisht nga 70 milionë euro.

Sulmuesi brazilian mund të largohet nga City nëse ky i fundit përjashtohet përfundimisht për dy vjet nga Liga e Kampionëve.

Ndërsa, argjentinasi është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi në Paris Saint-Germain.

Dhe, “Nerazzurri” po planifikojnë ta shesin atë gjatë verës, ndërsa interesim për ish-futbollistin e Sampdorias ka shfaqur edhe Real Madridi. /Gazeta Express/