“Jepi vetes të paktën një kompliment në ditë, ti e meriton”, deklarata motivuese e Bebe Rexhës - Gazeta Express
string(90) "jepi-vetes-te-pakten-nje-kompliment-ne-dite-ti-e-meriton-deklarata-motivuese-e-bebe-rexhes"

Rozë

Gazeta Express

22/09/2021 15:13

“Jepi vetes të paktën një kompliment në ditë, ti e meriton”, deklarata motivuese e Bebe Rexhës

Rozë

Gazeta Express

22/09/2021 15:13

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me autorin e famshëm Jay Shetty në rrjetin social Facebook.

Ata diskutuan para mijëra ndjekësve për shëndetin mendor, ku në një moment Bebe tregoi se shumica e këngëve të saj janë frymëzuar nga jeta reale dhe konkretisht ballafaqimi me shëndetin mendor.

Nga biseda e zhvilluar me autorin e njohur, shqiptarja ndau me ndjekësit vazhdimisht mesazhe me qëllim motivimi dhe një prej tyre u ripublikua nga një faqe e fansave të saj në Instagram, të cilën Bebe e rishpërndau më vonë në InstaStory.

“Jepi vetes të paktën një kompliment në ditë, ti e meriton dreqi e marrtë”, thuhej në këtë deklaratë të thënë nga këngëtarja.

Gjithashtu, Bebe sivjet publikoi edhe një album të quajtur “Better Mistakes”, i cili ngërthen në vete plot këngë që trajtojnë temat e shëndetit mendor.