"Jepi ‘Noizyt’ 600 mijë euro", përgjimet e bandës shqiptare: Zemra ke marrë vesh gjë? - Gazeta Express
string(78) "jepi-noizyt-600-mije-euro-pergjimet-e-bandes-shqiptare-zemra-ke-marre-vesh-gje"

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2023 13:30

“Jepi ‘Noizyt’ 600 mijë euro”, përgjimet e bandës shqiptare: Zemra ke marrë vesh gjë?

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2023 13:30

Është zbardhur dosja e trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Nga përgjimet është regjistruar një bisedë mes dy anëtarëve të organizatës, përkatësisht Enkeleda Bakalli  dhe Rexhep Dallupi, ku ky i fundit i thotë se furnizuesi i kreut të organizatës, Emirjan Beu, me pseudonimin Noizy, duhet të marrë një pagesë prej 600 mijë eurosh.

Pjesë nga dosja

Lexo Edhe:

Rexhep Dallupi: Nuk është ashtu, se ai (Alfred Luli) punonte dhe fitonte…i pëlqente, mori lekë, dmth Noizy (Emirjan Beu) nga (Alfred Luli) dmth ai çuni tjetër (furnizuesi i Noizy-t) ka për të marrë 500-600 mijë euro. Noizy po më thoshte një ditë “u futa në telashe me robin tim (me furnitorin) prej atij (prej Alfred Lulit) dhe ai tha (furnizuesi) që e vret, por unë nuk ia thash këtë.

Fillojnë të flasin përsëri për Rrustemajn dhe gruan që erdhi të rrinte 2-3 ditë me të. Pastaj flasin për Ervinin  duke thënë se është një djalë modest dhe me këmbë në tokë, ndryshe nga buzëviçi, dhëndri i Noizyt, që shet mend dhe si i tillë mbylli punën.

Enkeleda Bakalli: Po për atë zemra ke marrë vesh gjë? (Për Alfred Lulin)

Rexhep Dallupi: Jo nuk kam takuar asnjë, kë të takoja?

Enkeleda Bakalli: Më vjen keq për atë (Luli Alfred) është djalë i mirë, na e ulte

Rexhep Dallupi: Po është i mirë, të paktën të takoja vëllain e tij (Gjergji Luli) po nuk i kam numrin e telefonit t’i jepja 500 euro për t’ia çuar atij për ta respektuar. /Gazeta Express