Jepet alarmi, anija e mallrave përplaset me një ushtarake - Gazeta Express
string(58) "jepet-alarmi-anija-e-mallrave-perplaset-me-anije-ushtarake"

Jepet alarmi, anija e mallrave përplaset me një ushtarake

Gazeta Express

27/10/2020 7:59

Në alarm u dha nga organet portuale greke në Pire pasi një anije mallrash është përplasur me një anije ushtarake.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit sipas orës lokale, kur anija e mallrave që transporton kontejnerë ka goditur anijen ndihmese ushtarake “Kalisto”.

Lexo Edhe:

Sipas informacioneve paraprake thuhet se anija ushtarake ka pësuar dëme të mëdha dhe prej saj janë larguar me anijet e vogla ndihmëse 4 pjesëtarët e ekuipazhit.

Shkaqet e përplasjes që ka ndodhur në zonën detare pranë Salaminës ende nuk janë të qarta.