Jep dorëheqje shefi i Shërbimit Ushtarak gjerman të Kundërzbulimit - Gazeta Express
string(66) "jep-doreheqje-shefi-i-sherbimit-ushtarak-gjerman-te-kunderzbulimit"

Gazeta Express

24/09/2020 20:15

Jep dorëheqje shefi i Shërbimit Ushtarak gjerman të Kundërzbulimit

Gazeta Express

24/09/2020 20:15

 Shërbimi Ushtarak gjerman i Kundërzbulimit (MAD) do të ketë një udhëheqje të re, sipas disa burimeve.

Presidenti aktual i agjencisë së sigurimit, Christof Gramm, do të largohet nga posti, të cilin e ka mbajtur që nga viti 2015.

Lexo Edhe:

“Ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer vendosi, me pëlqimin e tij, ta lirojë Christof Gramm-in nga roli i tij, në muajin e ardhshëm”, tha një zëdhënës i Ministrisë.

“Pasardhësi i tij do të vendoset së shpejti,” shtoi zëdhënësi.

Masa ka për qëllim përparimin e procesit të reformës në agjenci dhe në ushtrinë gjermane, pas një serie skandalesh që përfshijnë ekstremistët e djathtë.

MAD ka një rol të spikatur në luftën kundër ekstremizmit të djathtë në ushtrinë gjermane.