Jep dorëheqje Kryeshefi i "Trepçës" Enes Muzaqi, emërohet Rafet Ibishi - Gazeta Express
string(67) "jep-doreheqje-kryeshefi-i-trepces-enes-muzaqi-emerohet-rafet-ibishi"

Jep dorëheqje Kryeshefi i “Trepçës” Enes Muzaqi, emërohet Rafet Ibishi

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 17:02

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes “Trepça”, Enes Muzaqi ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë, shkruan Gazeta Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar, anëtari i Bordit të Trepçës, Shyqri Sadiku.

Lexo Edhe:

Ai konfirmoi se në vendin e Muzaqit ka kaluar Rafet Ibishi.

“Sot Bordi e ka pranuar dorëheqjen e z.Muzaqi. Në pozitën e U.D. të Kryeshefit të Trepçës është emëruar Rafet Ibishi, i cili deri më tash ishte U.D. i Zëvendës-Kryeshefit të Trepçës”, ka thënë ai për Express.

Në këto pozita paraprake Muzaqi e Ibishi ishin emëruar nga Bordi i Ndërmarrjes në nëntor të vitit 2020.

Kujtojmë se muajve të fundit Trepça kishte pas probleme të mëdha financiare, duke ua vonuar me mbi një muaj pagat punëtorëve.

Po ashtu viteve të fundit Trepça është zhytur në borgje të mëdha financiare, të cilat kapin shifra disa milionëshe./Express/