Jennifer Lopez “qan” teksa pranon çmimin e “Gjeneratës” në MTV - Gazeta Express
string(58) "jennifer-lopez-qan-teksa-pranon-cmimin-e-gjenerates-ne-mtv"

Jennifer Lopez “qan” teksa pranon çmimin e “Gjeneratës” në MTV

Yjet

Gazeta Express

06/06/2022 23:00

“Dëshiroj t’i falënderoj njerëzit që ishin të vërtetë dhe ata të cilët me gënjyen”, kështu ka thënë Jennifer Lopez duke “qarë” teksa ka pranuar çmimin e “Gjeneratës” nga MTV. “Do të jem në shtëpi në orën 7”, ka thënë ajo më humor për Ben Affleck pasi ka pranuar çmimin.

Jennifer Lopez është bërë emocionale teksa ka marrë çmimin e Gjeneratës në MTV Movie dhe TV Awards në Santa Monica të dielën.

Lexo Edhe:

Lotët filluan t’i rrjedhin kur ajo e pranoi që dy fëmijët e saj “i kanë mësuar asaj dashurinë” dhe falënderoi njerëzit “që kanë qenë të vërtetë dhe ata që e kanë gënjyer atë.

Ajo po ashtu bëri një deklaratë qesharake për të fejuarin e saj Ben Affleck krejt në fund të fjalimit ku tha: Ben dhe të gjithë në shtëpi, me prisni mua për darkë. Do të jem në shtëpi në ora 7”. /GazetaExpress/