Jennifer Lopez merr vendimin më të rëndësishëm për lidhjen me Ben Affleck - Gazeta Express
string(73) "jennifer-lopez-merr-vendimin-me-te-rendesishem-per-lidhjen-me-ben-affleck"

Rozë

Gazeta Express

09/06/2021 10:42

Jennifer Lopez merr vendimin më të rëndësishëm për lidhjen me Ben Affleck

Rozë

Gazeta Express

09/06/2021 10:42

Marrëdhënia mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket shumë serioze, aq sa artistja ka vendosur të zhvendoset pranë partnerit të saj të ri.

Një burim ka treguar ekskluzivisht për “E! News” se Jennifer  është gati të largohet nga Miami dhe të lërë shtëpinë e saj luksoze, ku shijoi një fundjavë të këndshme me Affleck. Thuhet se Jennifer është zhvendosur në Los Angeles, Kaliforni, së bashku me binjakët e saj 13-vjeçarë, Emme dhe Maximilian.

Lexo Edhe:

Edhe pse është e paqartë se kur do të lëvizë në Bregun Perëndimor, personat e saj të afërt kanë thënë se ajo po planifikon që të bëj Kaliforninë shtëpinë e saj të re.

“Ajo do të jetë midis L.A. dhe Hamptons këtë verë, por L.A. do të jetë baza e saj. Ajo po shikon shkolla për fëmijët e saj në vjeshtë”, ka thënë burimi.

Lëvizja e madhe e Jennifer do të thotë që ajo mund të kalojë më shumë kohë me aktorin e Justice League.

“Ajo është shumë e lumtur për këtë fillim të ri dhe për të ndjekur gjërat me Ben. Ata së shpejti do të jenë në shtëpinë e tyre Los Angeles”, ka th ën ë burimi në fjalë.

Jennifer dhe Ben nuk e kanë pranuar ende lidhjen e tyre të dashurisë, por ata janë kapur shpeshherë nga paparaci shumë të afërt në shoqërinë e njëri-tjetrit. Para pak ditësh ata u fotografuan duke dalë bashkë jashtë të kapur për dore nga një restorant. Në disa foto Jennifer shihej duke mbështetur kokën tek shpatullat e partnerit të ri. Të dy ata mbërritën bashkë në restorant me makinën e Affleck, ndërkohë që në sediljen mbrapa dukej se ishte ulur dhe një person i tretë.

“Ben i mbante duart rreth Jennifer gjatë darkës dhe nuk kishte fare turp që po shfaqeshin aq të afërt me njëri-tjetrin. Ai dukej shumë mirë dhe shumë i lumtur. Edhe ajo gjithashtu dukej e lumur. Ben ja kaloi shumë mirë me miqtë e saj dhe dukej shumë komod duke folur me ta. Të gjithë ata kanë qeshur shumë dhe kaluan bukur”, ka thënë një person që ishte dëshmitar.