“Jennifer Lopez është mësuesja e Kim Kardashian”


Gazeta Express
29 Nëntor 2019 22:30

Jennifer Lopez “është mësuesja” e Kim Kardashian…ka pranuar Alex Rodriguez në një intervistë derisa ka shtuar se dy zonjushat kanë “një marrëdhënie shumë të mirë bashkë”.

Ato janë të dyja me një karrierë të suksesshme dhe të respektueshme.

Andaj nuk është edhe shumë befasi pse Jennifer Lopez dhe Kim Kardashian West janë shoqe të ngushta në industrinë e argëtimit.

Ylli i Hustlers ka një lidhje të ngushtë me yllin e emisioneve reality dhe i fejuari i Jenniferit, Alex Rodriguez ka treguar se si shoqëria e tyre është krijuar vite më parë, madje këngëtarja dhe aktorja ishte si një mësuese për Kim.

“Ne të gjithë njihemi me njëri-tjetrin që një kohë të gjatë…Por Kim dhe Jenniferr janë shumë shumë shoqe të ngushta, ajo ka marrë shumë mësime nga Jennifer, kurse Jennifer është mësuese e saj që disa vite”, ka thënë ai. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart