Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmojnë ndarjen - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

15/04/2021 16:09

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmojnë ndarjen

Rozë

Gazeta Express

15/04/2021 16:09

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar se janë ndarë, disa javë pas zhurmës së shkaktuar në media për thashethemet rreth ndarjes.

Çifti lëshoi një deklaratë për Today, ku citonin: “Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe mezi presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta”.

“Ne i urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi është të themi faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje”, shkruan DailyMail.

Muajin e kaluar, burimet e brendshme pretenduan që këngëtarja 51 vjeçare dhe ish-lojtari i ‘Yankees’, 45 vjeç, i dhanë fund fejesës së tyre dy-vjeçare pasi pësuan probleme të gjera për disa kohë, megjithatë ata vazhduan të vendosnin një front të bashkuar dhe të hidhnin poshtë pretendimet.

Në atë kohë, Page Six raportonte se ‘miqësia’ e pretenduar e Rodriguez me yllin Madison LeCroy, 30 vjeç, ishte një faktor në ndarje ndërsa burime të tjera pranë çiftit thanë se ndarja ishte ‘menduar që një kohë e gjatë dhe do të vinte’.

Çifti, i cili u fejua në mars të vitit 2019, filluan të takoheshin në vitin 2017 me binjakët e Jennifer Emme dhe Max, 13 vjeçarë, të cilët ajo i ka me ish-burrin Marc Anthony, duke u afruar me dy vajzat e Rodriguezit, Natasha, 14 vjeçe dhe Ella, 10 vjeçe, të cilat ai i ka me ish-gruan, Cynthia Rodriguez.

Çifti u fotografua për herë të fundit në pushimet e tyre luksoze në Republikën Dominikane, ndërsa super ylli xhironte për filmin e saj të fundit, “ShotgunWedding”, me Josh Duhamel.

Diku tjetër, një burim i tha UsWeekly rreth ndarjes së pretenduar: “Herën e fundit që kishin parë njëri-tjetrin ishte data 1 mars. Ata nuk e kanë parë njëri-tjetrin që nga ajo kohë. Ka kohë që ka pasur çështje të diskutueshme në marrëdhëniet e tyre”.